http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debateve të zgjatura, grupimi CDU, CSU dhe Partia Socialdemokrate arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Angela Merkel është gati te marre mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.
Socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa kristiansocialet do të marrin ministrinë e brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer.
Ndërsa konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes.
Megjithatë socialdemokratët nuk janë shprehur shumë entuziastë për koalicionin e ri.