Fjalët e para të Armand Dukës pas rizgjedhjes për një mandat të pestë si President i FSHF-së ishin: ?Nga kjo asamble kam nxjerrë shumë mësime?. Me 38 vota pro tij nga 65 delegatë, Duka tha se ndjehej i vlerësuar dhe i lumtur, por njëherazi pranoi se gara ishte mjaft e fortë. <br />?Falenderoj kandidatët Fino dhe Hala që u bënë pjesë e kësaj gare. Kisha besim se familja e futbollit di të bëjë organizime të tilla dhe ne i demonstruam qartazi dhe familja jonë është sot në një standard tjetër. Është një emocion ndryshe, jo si ato të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, por një emocion ndryshe të cilin nuk mund ta fsheh?, tha Duka. <br /><br />I pyetur për paralajmërimin e Bashkim Finos se do ankimojë procesin, Duka tha se detyrë e tij është të reflektojë ndaj kritikave për të përmirësuar futbollin shqiptar. ?Nuk jam trup gjykues, jam president i sapozgjedhur dhe ajo që do të bëj është jo vetëm të realizoj të gjitha ato që kam premtuar, për të korrigjuar ato për të cilat më kanë kritikuar?, tha ai.