Surprise Me!

Report TV - Shkrumbohet shtëpia në Karicë pronari: Zjarrvënie e qëllimshme

2018-05-11 0 Dailymotion

Një banesë një katshe është shkrumbuar ditën e djeshme. Banesa në pronësi të shtetasit Selim Marku, është shkrumbuar nga flakët duke djegur gjithçka që ndodhej brenda saj.

Pronari i banesës në momentet e zjarrit nuk ka qenë aty, duke mos pasur mundësinë për të ndërhyrë për të shuar flakët. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës dhe vetë pronarin e banesës pasi kanë konstatuar zjarrin.

Grupi i emergjencave civile në Bashkinë Mat ishte në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i rënë në banesë.

Sipas specialistëve të Emergjencave Civile, gjithçka është shkrumbuar nga flakët, duke mos shpëtuar asgjë. Për këtë po hartohet një raport i cili më pas do të dërgohet tek Emergjencat Civile në Qark.

Buy Now on CodeCanyon