Epidemia gripale dhe fruthi po vazhdojnë të shënojnë rritje të numrit të rasteve të reja.

Sipas të dhënave të institutit të shëndetit publik, për gjatë një jave kanë kërkuar ndihme mjekësore si pasojë e prekjes nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe gripi rreth 20 mijë persona.

Deri me tani nuk ka raste të rënda si pasojë e gripit, por specialistët pohojnë se ka disa raste me komplikacione si pneumoni dhe bronkopneumoni.

Krahasuar me një vit më parë, numri i të sëmurëve është më i vogël. Ekspertet e Shëndetit Publik pohojnë se rastet do të vijnë në rritje përgjatë ditëve në vijim. Aktualisht në vend po qarkullojnë viruset të tipit AH1 N1 dhe B.

Krahas gripit në rritje ka ardhur edhe numri i personave të prekur nga fruthi. Vetëm gjatë një jave janë regjistruar 10 raste të reja duke e çuar në 55 totalin e personave të prekur që prej janarit, kohe kur u rishfaq sëmundja infektive.

Shumica e të sëmurëve janë fëmijë nën 1-vjeç, ndërsa ka edhe raste të fëmijëve me të rritur të cilët nuk kanë injektuar vaksinën në moshën 1-vjeçare.

Në shërbimin infektiv, po ashtu ka edhe disa raste me fruth që i përkasin të lindurve në vitet 80-90, kohë kur vaksina mendohet se nuk ka bërë efektin e duhur.