Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria miraton pr/ligjin ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat?, i njohur si Vetting-u.

Procesit do ti nënshtrohen rreth 13,000 punonjës.

Projektligji përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

"Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin " u shpreh zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj pas mbledhjes së qeverisë

Sipas zv/ ministrit drafti u hartua me bashkëpunimin e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP

Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-kalon-prligjin-13-mije-efektive-policie-do-i-nenshtrohen-vettingut