Një program me në qendër operacionet plastike pritet të nisë së shpejti në Tv Klan. I ndërtuar në formën e një ?reality show? emisioni do të ketë në qendër të vëmendjes njerëz të thjeshtë dhe jo personazhe publikë të cilët tregojnë eksperiencën e tyre para dhe pas ndërhyrjeve plastike. Edhe pse nuk ka ende një datë konkrete se kur do të nisë, emisioni ka ngjallur kuriozitet të madh në publik.
Prezantuesaja Kiara Tito ishte sot në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku zbuloi detaje lidhur me programin.

?Është një 'reality show' me personazhe të cilët marrin përsipër të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale. Për programin janë bërë ndërhyrje nga më të ndryshme. Ne kemi hyrë në sallën e operacionit dhe kemi parë edhe procesin. Kur dikush hyn në sallën e operacionit ne duhet edhe të presim sepse rezultati nuk është menjëherë i dukshëm. Unë nuk jam kundër ndërhyrjeve plastike, nëse dikush do ndihej më mirë mund ti bëjë, por pa ekzagjerim?, tha Tito.