http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë e ka cilësuar 2018 si vitin ku do t?i shpallë ?luftë? përdorimit masiv të monedhës evropiane. Qëllimi i kësaj nisme të lançuar më herët nga guvernatori Genti Sejko është mbrojtja e konsumatorëve nga rreziku i kursit të këmbimit. Për guvernatorin ekonomia shqiptare, në ndryshim nga ekonomitë e ngjashme ka një nivel të lartë të përdorimit të euros .

Në mbledhjen e radhës së këshillit mbikëqyrës janë ndërmarrë një sërë vendimesh të cilat në thelb kanë si qëllim stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare, çka do të thotë se përdorimi i lekut do të jetë më me leverdi se monedha evropiane.

Këto qëndrime guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko i bëri gjatë konferencës së përmuajshme, mbi të cilën analizoi situatën ekonomiko financiare. Për kreun e bankës qeveria duhet të vijojë më reformat me qëllim përshpejtimin e rritjes ekonomike.