Surprise Me!

Ora News - "Porosia" në Elbasan, arrestohen 5 persona, sekuestrohen 82 kallëpë tritoli

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë persona u arrestuan ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni policor të koduar "Porosia".

Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor dhe arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.
Personat e arrestuar janë

- Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

"Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh" deklaroi nëndrejtori i policisë së Elbasanit në një deklaratë për mediat.

Ne kerkim

"Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? informoi zyrtari i policisë.
Operacini nga sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale?. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Kontrollet me helikopter

Policia po vijon kontrollet në Elbasan. Janë përforcur kontrollet dhe shtuar forcat e policisë në aksin Elbasan-Tiranë si dhe vijon krehja e zonës me helikopter Cougar, informon gazetari i Ora News, Mariglen Mullai.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ora-news-zbardh-emrat-e-disa-prej-te-arrestuarve-mbreme-ne-elbasan

Buy Now on CodeCanyon