http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka gati vendimin që i hap rrugë zbatimit të taksës së pronës që do të nise nga 1 prilli i këtij viti. Vendimi që pritet të marrë dhe miratimin e qeverisë, parashikon metodologjinë e përcaktimit të vlerës, nivelin e taksës si dhe objektet që do t?i nënshtrohen tatimit.

Sa i përket nivelit është vendosur që për shtëpitë e banimit taksa është 0.05%

Për njësitë tregtare 0.2 %

Ndërsa do të paguajë 30 % të vlerës, ndërtuesi që nuk ka përfunduar në kohë pallatin.

Objekt i kësaj takse do të jetë çdo shtëpi banim, njësitë tregtare, garazhet apo edhe bodrumet. Taksa do të jetë e diferencuar për shtëpitë e banimit të ndërtuara para vitit 1993. Pjesa më delikate e cila duket se do të shoqërohet edhe me kundërshti është vlera e pronës. Përcaktimi thelbësor është vlera e tregut bazuar në transaksionet e zonës apo edhe cmimi i njohur në hipoteke, një tjetër metodë do të jetë edhe ajo e verifikimit të pronës në terren por do të njihet edhe vetdeklarimi i qytetarëve. Aktualisht cdo familje në Tiranë paguan 1 mijë lekë cdo muaj në faturën e ujit. Ndërsa taksa e re do të jetë në varësi të sipërfaqes së ambientit.