Rreth 15 persona të dyshuar se kanë lidhje apo dijeni mbi rrethanat e përgatitjes së atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, më 13 Janar të këtij viti në Shkodër, janë shoqëruar gjatë natës nga policia e Elbasanit.

Operacioni i policisë lokale është mbështetur nga FNSH-ja dhe RENEA. Mes të shoqëruarve është edhe Endrit Çopja, një nga personat që u arrestuan nga policia për incidentin e 8 Shtatorit të vitit të kaluar me Policinë e Elbasanit, pranë tregut Agro-Ushqimor.

Po ashtu mësohet se janë shoqëruar edhe Argel Lulaj e Bruno. H, të tre banues në Elbasan. Sipas hetuesve, dyshohet se Çopja, Lulaj dhe Bruno H, jo vetëm që kanë dijeni, por dyshohet se edhe janë të përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës.

Madje burimet e policisë thonë se është zbuluar edhe një automjet ?Mercedez-Benz?, që dyshohet se ka transportuar motorçikletën e përdorur për të hedhur në erë makinën e Kullës. Ende nuk ka të dhëna për motivin e përfshirjes së këtyre tre personave në atentat.

Nga shpërthimi i 13 Janarit në lagjen "Rus" në Shkodër u plagosën 8 persona. Mes tyre në gjendje të rëndë në spital është edhe Lulzim Kulla.