Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës më 13 Janar. Gjatë një operacioni të koduar "Together", u arrestuan Endri Çopja 29 vjeç dhe Argel Lulaj 31 vjeç. <br />Të dy akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.<br />Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit. <br />Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ?Veprime qe? pengojne? zbulimin e se? ve?rtete?s?, ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit?.<br />Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.
