Ndryshimet e bëra në ligjin nr 25/ 2014 për Artin dhe Kulturën janë pritur me protestë nga artistët më të njohur, të skenës dhe ekranit. Në një takim me sindikatën e artistëve për ndryshimet dhe shtesat e propozuara në projektligjin 2018, ata i kanë kërkuar Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe qeverisë të mos aprovohet.

?Teatrit i shkrihet qendra e artit, edhe atë qendër filmi që ka duan tja shkrijnë sepse duan ta centralizojnë, duan ta kenë nën hyqëm që të bëjnë ç?të duan?, shprehet aktori, Romir Zalla.

?Do ju duket pak paradoksale, por është shumë e vërtetë, që ky ligj që ne kemi, është më autokratik se në kohën e Ramiz Alisë?, thotë aktori Mirush kabashi.

Artistë e skenës janë të shqetësuar nga mungesa e transparencës për projektin e një Teatri të ri Kombëtar.