Surprise Me!

Report TV - Artistët protestojnë për ligjin 2018 për Artin dhe Kulturën

2018-05-11 0 Dailymotion

Ndryshimet e bëra në ligjin nr 25/ 2014 për Artin dhe Kulturën janë pritur me protestë nga artistët më të njohur, të skenës dhe ekranit. Në një takim me sindikatën e artistëve për ndryshimet dhe shtesat e propozuara në projektligjin 2018, ata i kanë kërkuar Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe qeverisë të mos aprovohet.

?Teatrit i shkrihet qendra e artit, edhe atë qendër filmi që ka duan tja shkrijnë sepse duan ta centralizojnë, duan ta kenë nën hyqëm që të bëjnë ç?të duan?, shprehet aktori, Romir Zalla.

?Do ju duket pak paradoksale, por është shumë e vërtetë, që ky ligj që ne kemi, është më autokratik se në kohën e Ramiz Alisë?, thotë aktori Mirush kabashi.

Artistë e skenës janë të shqetësuar nga mungesa e transparencës për projektin e një Teatri të ri Kombëtar.

?Është folur që do të ketë një godinë të re për teatrin dhe prapë nuk ka pasur transparencë, godina e Beogradit, e Bukureshtit, është 600 vjeçare, është monument kulture, këtu po bëhen xhamira, po bëhen kisha dhe spo bëhet një teatër. Xhamia apo kasha e shqiptarëve është teatri pra i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër. Ajo Trubina është qesharake, për teatër nuk bën, ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale. Ajo fjala që unë i thashë asaj ministreshës së do shkoj të shtrihem tek ajo Turbina, dhe ajo that ë vijë të shtrihet dhe të interpretojë paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë që të prishet ai teatër, pa u marrë vesh çfarë do bëhet me të", shprehet Ndrenika i indinjuar.

Buy Now on CodeCanyon