Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për 4 të akuzuarit e dosjes 'Treblova', të akuzuar për kultivimin e kanabisit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në konkluzionet përfundimtare, akuza kërkoi përfundimisht shpalljen fajtorë të të pandehurve, dënimin e tyre përkatësisht me 6 vite burg për Taulant Haxhirajn, 5.4 vite burg për Shkëlqim Kociajn, 5.4 vite burg për Marjus Bajramin dhe 2.8 vite burg për të pandehurin tjetër Xhovalin Baco.

Katër të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar pasi pranuan aktet në gjendjen që janë, por pa pranuar akuzën.

Dosja 'Treblova' ka lidhje me operacionin antidrogë në vitin 2016, gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis, në fshatrat Vreshtan dhe Treblovë.

Një aksion ky që aso kohe hapi debat për sasinë e sekuestruar. Në këtë dosje janë të pandehur dhe 3 të akuzuar të tjerë, mes tyre dhe efektivi i policisë, Renato Avdyli për të cilët gjykata i ktheu hetimet prokurorisë, pasi kërkohet të sqarohet pozita e tyre.

Ndaj Avdylit dhe dy të pandehurve të tjerë po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon se grupi Treblova ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u vecua dhe vijon të hetohet.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/jepet-pretenca-te-akuzuarit-e-dosjes-treblova