Surprise Me!

Ora News - KLD pezullon tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës

2018-05-11 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezullon nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës mes tyre kryetari i kësaj gjykate.

Janë pezulluar nga detyra tre gjyqtarët: Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj tre gjyqtarëve pasi dyshohet se kanë pranuar favore nga një biznesmen në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor sipas kërkesës së sipërmarrësit.

"Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar" thuhet në njoftimin e sotëm të KLD-së.

Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni, Namik Sadik, të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kld-pezullon-tre-gjyqtaret-e-gjykates-se-apelit-durres

Buy Now on CodeCanyon