Gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan ? Peqin shtetasi R.H, 24 vjeç banues në Peqin, drejtonte mjetin tip ?Fiat? veturë është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorçikletës, shtetasi me inicialet O.S, 21 vjeç banues në Papër. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.