Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregu i qerave në vend po njeh një tendenc rritëse prej disa muajve.Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit janar të këtij viti është konstatuar se grupi i qerave ka pasur rritjen më të madhe krahasuar me 2017.Ekspertët e shpjegojnë këtë tendencë me pamundësinë ekonomike ndërsa rritje të ndjeshme kanë pasur kërkesat për apartamente të vogla.Nga ana tjetër shtija e apartamenteve mbetet në stanjacion.

Qiratë për apartamente po vijojnë të rriten.Të dhënat e fundit të Instat tregojnë se krahasuar me muajin Janar 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 3,3 %.

Por pse po ndodh një gjë e tillë? Ekspertët shpjegojnë se pamundësia ekonomike ka bërë që familjet, të rinjtë dhe studentët të shtojnë kërkesat për apartamente me qera. Madje kohët e fundit konstatohet se më të kërkuarat janë hyrjet e vogla që kushtojnë më pak.

Lefter Sila: Rritja e qirave është, por për apartamentet e vogla, kurse për apartamentet e mëdha nuk ka rritje qiraje.

Eksperti i tregut imobiliar shpjegon se periferia mbetet më e kërkuara për shkak të çmimeve më të përballueshme nga qytetarët.

Lefter Sila: Zonat periferike qiratë shkojnë 150-200-250 mijë lekë.

Shitja e apartamentve prej disa kohësh vlerësohet pothuajse në stanjacion. Tendenca kohët e fundit është se blerjet bëhen kryesisht me anë të kredive dhe shumë pak ose aspak me KESH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rriten-qirate-ekspertet-apartamentet-ne-periferi-me-te-kerkuara