Surprise Me!

Nga Prilli taksim edhe garazheve dhe bodrumeve

2018-05-11 0 Dailymotion

Duke nisur nga muaji Prill qytetarët jo vetëm që do paguajnë më shtrenjtë taksën e banesës, sipas formulës së re, bazuar mbi vlerën që mbart, por do t'i shtohet edhe një barrë e re, që ka të bëjë me taksimin e garazheve, bodrumet, zyrat dhe magazinat që zotërohen nga qytetarët dhe bizneset.

Sipas metodologjisë së shpërndarë tashmë për mendim nëpër bashki nga qeveria, mësohet se çmimi për një metër katror do të jetë sa 70 % e çmimit të sipërfaqes së ndërtesës së banimit.

Nëse një qytetar që ka një shtëpi me 100 metra katror në zonën e Bllokut me vlerë 1500 euro metri katror, por ka edhe një garazh 15 metër katror, atëherë formula e llogaritjes së garazhit do të jetë 70% e 1500 euro shumëzuar me vlerën 0.05% që ka vendosur qeveria.

Shoqata e Bashkive thotë se do t'i kërkojë qeverisë një nivel më të ulët taksimi për shtëpitë dhe njësitë e tjera, si bodrum dhe garazhe, pasi rëndojnë tepër xhepat e qytetarëve.

Sipas Agron Haxhimalit, bashkitë nuk janë gati të mbledhin taksën në bazë të formulës së re dhe kjo do të krijojë edhe probleme ndaj duhet më shumë kohë në dispozicion.

Si do të përcaktohet vlera reale e një banese për të llogaritur taksën që duhet të paguajë një qytetar?

Qeveria ka vendosur që taksën e re të pronës nuk do ta paguajnë pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon