Surprise Me!

Shkodër, atentati me bombë ndaj Kullës, masa të forta të policisë, dalin para gjykatës 3 autorët

2018-05-11 1 Dailymotion

SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj tre elbasanllinjve të dyshuar për atentatin ndaj Lulzim kullës më 13 Janar 2017, në Shkodër, me rreth 40 gr tritol.<br /><br />Në burg do të mbeten Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta. Këta shtetas sipas Prokurorisë së Shkodrës nën drejtimin e Çopjes kanë organizuar atentatin ndaj Kullës mesditën e 13 Janarit.<br /><br />Ata kanë mohuar akuzat në gjykatë në lidhje me atentatin, ndërsa të pyetur për praninë e tyre në qytetin verior, ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë asnjëherë në Shkodër, dhe sot ishte hera e parë që shkelnin në këtë qytet.

Buy Now on CodeCanyon