Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës i la në burg tre të arrestuarit e dyshuar për atentatin ndaj Lulzim Kullës e që la të plagosur edhe 7 persona të tjerë, kalimtarë të rastit.

Në orën 09.00 të mëngjesit të së dielës nën masa të rrepta sigurie shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta dolën përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Hasan Selimi, e me prokuror të çështjes Albert Murçaj si dhe avokat mbrojtës Genci Gjokutaj.

Të akuzuarit mohuan në sallën e gjyqit se kanë qenë në Shkodër ditën e ngjarjes, me 13 Janar kur edhe ndodhi atentati mafioz. Por ata shkuan më tej duke deklaruar se në kryeqendrën e veriut nuk kishin ardhur asnjëherë.

Burime nga seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura bëjnë me dije se njëri prej tyre, i dyshuari kryesor i atentatit Alger Lulaj ka deklaruar se punon për bashkinë e Elbasanit, duke e furnizuar me mallra të ndryshme këtë institucion, ndërsa dy të tjerët kanë deklaruar se janë shitës në tregun e Elbasanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/atentati-me-tritol-ndal-lulzim-kulles-tre-autoret-ne-gjykate