http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi për të anuluar ose jo lejet koncesinare për dy Hidrocentralet në kanionet e lumit Osum do të merret pas përfundimit të verifikimeve që Ministria e Mjedisit po u bën procedurave përkatëse.

Edhe pse kryeministri Rama si dhe ministri Blendi Klosi u shprehën të vendosur se dy hecet nuk do të ndërtohen, ministri Energjisë, titullari përgjegjës për anulimin e këtyre lejeve Damian Gjiknuri heziton të thotë se kur do ta marrë këtë vendim.

I pranishëm në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për të folur për ndryshimet në ligjin e energjisë, opozita akuzoi Gjiknurin se ndryshimet në lejet koncesionare janë bërë me bekimin e ministrisë.

Burime zyrtare nga Ministria e Mjedisit i thanë Vizion Plus se ky institucion prej disa ditësh po verifikon procedurën e dhënies së lejes mjedisore.

Qëllimi është për të evidentuar përgjegjësit që dhanë lejen me koordinata të manipuluara. Në përfundim të saj, Ministria e Mjedisit do dalë me një vendim zyrtar, i cili do ti shërbejë Ministrisë së Energjisë për të finalizuar anulimin.