Partia Demokratike do t?i drejtohet sot Kuvendit, ku do të depozitojë një kërkesë për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe për drogën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, se kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare parlamentare.<br /><br />Sipas tij, komisioni që do të ngrihet do të hetojë dhe ekzekutivin, duke shtuar se ky i fundit ka pasur dijeni për përfshirjen e kupolës së shtetit dhe policisë<br />?Grupi i PD ka marrë të depozitojmë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish-ministri Tahiri dhe drogën. Kërkesa ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare. Ministria e Brendshme, Rama e të gjithë hallkat e tjera ishin në dispozicion të informacion se droga bëhej nga përfshirja e kupolës së shtetit dhe policisë.