Surprise Me!

Ora News - Hapet gara për një anëtar të ri në Gjykatën Kushtetuese

2018-05-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Presidentit edhe Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga katër që i mungojnë kësaj gjykate.

Në web sitin e vet, Parlamenti saktëson nisjen e procedurës për zëvendësimin e ish-gjyqtarit Vladimir Kristo, i cili i ka përfunduar mandati.

Sipas Kuvendit, aplikimet të shoqëruara me dokumentacionin e përkatës, përfshirë dhe formularin e vetëdeklarimit duhet të paraqiten brenda datës 15 mars 2018 në zyrën e protokollit të Kuvendit. Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit për 30 ditë dhe më pas bashkë me dokumentacionin e secilit kandidat do t'i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë dhe disa ditë më parë presidenti I republikës shpalli dy vende vakante për gjykatën e cila aktualisht ka vetëm 6 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej.

Vendimi i kreut të shtetit erdhi si pasojë e vakancave të krijuara pas dorëheqjes së Sokol Berberit dhe të Besnik Imeraj. Presidenti ka lënë afat për paraqitjen e dokumentacionit deri në 22 shkurt. Ora News është interesuar pranë presidentit të Republikës dhe ka mësuar që deri në 12 shkurt në protokollin e presidencës nuk ka mbërritur asnjë kandidaturë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hapet-nje-vend-pune-anetar-ne-gjykaten-kushtetuese

Buy Now on CodeCanyon