Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investitorët britanikë shprehen të gatshëm për të investuar në Shqipëri, por shqetësim për ta mbetet stabiliteti politik si dhe tregu i vogël. Biznesmenë të këtij vendi kanë nisur një tur vizitash në vendin tonë, ku turizmin dhe tregun energjetik e shohin me interes të veçantë. Për Ora News ata shprehen se duhet punuar më shumë për ta bërë më të njohur vendin te investitorët e huaj.

Shqipëria nuk ka një opinion pozitiv tek investitorët e huaj. Gjatë një vizite të zhvilluar në vendin tonë parlamentarët britanikë dhe përfaqësues të investitorëve të këtij vendi kanë fajësuar politikën për këtë situatë.

Nei Budd, investitor britanik, deklaron se Shqipëria ka probleme edhe me konkurrencën krahasuar me vendet e rajonit.

Budd: Konkretisht ka ligje të mira, për shembull për energjinë e rinovueshme , por vendi nuk ka opinion pozitiv përsa i përket stabilitetit politik dhe klimës së të bërit biznes.Të gjithë ne jemi njerëz që marrim vendime në bazë të eksperiencave.

Megjithatë Shqiperia shihet një treg alternativ.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investitoret-britanike-skane-opinion-pozitiv-klimen-e-biznesit-dhe-stabilitetin-politik-ne-shqiperi