Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistët e teatrit janë mbledhur nga gjithë Shqiëria për të kundërshtuar projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës.

Në protestën që u zhvillua sot tek holli i Teatrit Kombëtar, mori pjesë edhe aktorja shkodrane, Rita Gjeka, e cila ndau me të gjithë rezervat që kishte ndaj ministres Mirela Kumbaro.

Rita Gjeka: I rri afër të gjithë aktorëve të Teatrit Kombëtar, edhe pse unë si aktore nga Shkodra, rastësisht drejtoreshë kam dy vite, më takon shumë rrallë të vij në këtë sallë, nuk e di ?Pse?-në.

Por edhe për aq rrallë sa ne vijmë për të dhënë shfaqje në këtë sallë, na dhemb ky vend sigurisht. Na dhemb sepse po të hedhim një sy rreth e qark këtyre fotografive, e shohim se ky vend është i mbushur me shkodranë. Ju do të thoni me siguri që filloi të flasë si shkodrane.

Po, do të flas si shkdorane. Do të flas si shkodrane sepse në fund të fundit, në Shkodër ka filluar gjithcka që ka lidhje me teatrin. Vazhdon, po në Shkodër, dhe pse nuk i pëlqen me e përmend Shkodrën e cila po punon dhe po punon fort sepse me shfaqjen e fundit jemi akuzuar dhe se duam të rrëzojmë qeverinë.

Po, duam të rrëzojmë qeverinë e cila nuk na do. Në fund të fundit, detyrë e teatrit është të jetë në opozitë me gjithë qeveritë. Kjo i dhemb më shumë se gjithcka tjetër. Në Ministrinë e Kulturës, shumë shpesh kemi bërë projekte për të marrë ndonjë koc komplet të vogël. Nuk kemi marrë asnjëherë sepse në ligjin e Ministrisë thuhet se teatrot vendore nuk mund të marrin. Unë nuk e di ku poi gjejnë lekët për të na urdhëruar se cfarë të bëjmë në teatër, të jemi në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rita-gjeka-ministren-kumbaro-larg-duart-nga-teatri-migjeni-nuk-mund-ta-beni-pis-dhe-ate-vend