Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë ?Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.<br />Në ditën e parë të këtij komiteti, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentin Evropian, Monica Macovei u shpreh se PE mbështet kursin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi si të domosdoshëm për çeljen e negociatave rezultatet e reformave dhe dialogun politik. Ajo bëri thirrje për bashkim të faktorit politik. <br /><br />?Parlamenti Europian është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Dialogu politik është vital për këtë. Është momenti që ju duhet të bashkoheni. Të shpresojmë që takimi i sotëm dhe nesër, do jetë një hap konstruktiv. Ne kemi dëgjuar nga Komisioni Europian që Shqipëria është në udhën e mbarë në përpjekjet e saj për reformat dhe shpresojmë që të kemi rezultate të prekshme.