Debate të ashpra mes zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo dhe dy pedagogëve Dhurata Shehri dhe Romeo Hanxhari lidhur me situatën në universitetin e Tiranës.

Të ftuar në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, Shehri dhe Hanxhari akuzuan ministrinë e Arsimit si fajtore dhe të dështuar për reformën në arsimin e lartë duke e çuar situatën në këtë univeristet në kolaps të plotë.

Ndërsa nga ana e tij zëvendësministri Ervin Demo, përveçse e hodhi poshtë këto, bëri akuza të rënda ndaj rektoratit si fajto për situatën.

Dhurata Shehri deklaroi se bordi i administrimit të universitetit të Tiranës është përgjegjës direkt për situatën dhe 3 përfaqësuesit e qeverisë në këtë bord duhet të largohen.

Shehri hodhi akuza të rënda edhe për qeverinë duke thënë se ajo synon të kontrollojë universitetin.
Romeo Hanxhari i cili dje refuzoi të tërhiqet pagën, tha se tashmë stafi i pedagogëve është në konflikt me të gjithë studentët sepse nuk mundet që pedagogët të paguhen nga pagesat e tyre.

Hanxhari tha se duket sikur universiteti i Tiranës i ka zënë derën qeverisë.

Pedagogu shkoi më tej duke thënë se ligji për Universitet publike ështe diskriminues, pasi i vendos në një cep dhe i grushton ndërsa universitet private i 'përkëdhel'.

Romeo Hanxhari: ?Përfshirë forume të ndryshme, përfshirë forumin për lirinë akademike, sindikata, të gjithë kanë qenë në një zë që ai është ligj diskriminues për Universitetet publike sepse i vendos në një cep dhe i grushton ndërkohë që universietet private ai i miklon, i përkëdhel.

Le tju jap vetëm detaj, ka krijuar konferencën e rektorëve, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë rektorët e Shqipërisë dhe vetëm për universitetet publike ligji ka rregulla se çfarë quhet rektor."

Ervion Demo, nga ana e tij bëri përgjegjës rektotarin edhe për faktin se ka refuzuar 4 herë auditimin e këtij institucioni. Sipas tij, kjo është një sfidë e arsimit të lartë dhe qeveria do ta arrijë këtë.