Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maxhoranca dhe opozita bien dakord për të paktën procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Në përmbyllje të takimit dy ditor të komitetit të ndërparlamentar të stabilizim asociimit palët kanë rënë dakord ti kërkojnë vendeve anëtare të BE-së të rekomandojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dher të caktojnë një datë.

Burime nga Ora News bëjnë me dije se rezoluta ka në përmbajtje disa propozime të opozitës, si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe domosdoshmëri për zgjedhje të lira e të ndershme.

Edhe drejtuesja e delegacionit të PE-së tha se beson fort se Shqipëria do të marrë rekomandimin për çeljen e negociatave

Deputeti Taulant Balla vlerësoi dakordësinë e plotë me opozitën për rekomandimet e Këshillit

?Më në fund ne kemi një dakortësi të plotë mazhorancë opozitë për rekomandimet që Komiteti i Stabilizim Asocimit i drejton Këshillit, Parlamentit Evropian lidhur me mënyrën sesi Komiteti i sheh çështjet kryesore.

Lajmi kryesor për ju është sigurisht fakti që të gjithë u bëmë bashkë europdeputetët dhe deuptetët shqiptarë për ti kërkuar vendeve anëtarë përmes Këshillit dhe Komisionit në rradhë të parë që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, për caktimin e një date për fillimin e ngegociatave.

Gjithashtu Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme në përmbushjen e 5 prioriteteve kryesore kyçe në rrugën tonë drejt integriteti europian dhe sigurisht vlerësohet lart përputhmëria 100% e politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Europian.?

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/takimi-i-be-se-pozita-dhe-opozita-behen-bashke