Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një javë 23 mijë persona rezultojnë të prekur nga gripi, ndërsa të dhënat e ISHP tregojnë se fruthi ka shënuar deri tani 80 raste. Në këtë situatë autoritetet shëndetësore rajonale po vijojnë vaksinimin e personave të afërm të pacientit në mënyrë që të izolojnë rastet.

Gripi arrin pikun e tij në Shqipëri. Vendi po përjeton epdieminë gripale dhe të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se të prekur gjatë një jave janë 23 mijë persona.

Më të rrezikuar për t?u prekur nga dy viruset që qarkullojnë në vendin tonë; virusi i tipit A dhe B, janë personat që nuk janë vaksinuar, ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Përveç virueseve gripale, fruthi po shënon rritje të numri të pacientëve. Janë 80 persona të prekur nga kjo sëmundje infektive kryesisht fëmijë që edhe nuk kanë mbushur moshën për vaksinim.

Para disa ditësh komplikacionet në bronke dhe fruthi ishin fatalë për një foshnje 8 muajshe që ndërroi jetë në pediatri, ndërsa autoritetet shëndetësore vijojnë të jenë vigjilente ndaj situatës së krijuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrijne-pikun-23-mije-raste-ne-jave-te-prekur-nga-gripi-80-raste-me-fruth