?Alar Band?, është ndër grupet që duket se po vijonë t?i rezistojnë tregut muzikor. <br />Ata sapo kanë publikuar një këngë të re që titullohet ?Fal? dhe ishin sot të ftuar në ?Rudina? për të folur për këtë këngë.<br />Xhieldo Hyseni-vokalist, Renato Kodra-Firzamonikë, Ardit Serica-Piano, Aldo Meta-Violinë dhe Remi Shrali-Bateri treguan gjatë emisionit prapaskenat e realizimit të klipit.<br />?Për realizimin e kësaj kënge janë dashur 6 muaj. Dhe vetëm një muaj na është dashur për realizimin e klipit. Ne kërkonim kohë me shi, kur binte shi ne nuk kishim kohë. Kemi patur ditë që shkonim për xhirim dhe sapo arrinim ndalonte shiu, një herë tjetër na u prish kamera?, tha lokalisti.<br />Djemtë e Alar Band treguan po ashtu se ata janë bashkuar rastësisht në Universitetin e Arteve ne vitin 2013, por tregojnë se njiheshin prej shkollës së mesme.
