Surprise Me!

Ora News - Dëbora bllokon rrugët në verilindje dhe juglindje

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 24 orët e fundit në të gjithë terroritin e vendit ka mbizotëruar mot me reshje shiu dhe dëborë në zonat malorë, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin.

Sipas Emergjencave Civile aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Po ashtu e bllokuar mbetet edhe Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, ku trashësia e dëborës ka shkuar 30 cm dëbore.

Në Kukës aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës është i bllokuar. Po ashtu i bllokuar është edhe aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës.

Në qarkun Elbasan i bllokuar mbetet aksi rrugor Librazh-Steblevë, ku trashësia e dëborës shkon në 50 cm.

Bashkia Shkodër.

Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Malësi e Madhe.

Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë në vendin e quajtur Qafa e Bordolecit pasi ka rreth 40 cm dëbore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Vau Dejës.

Akset rrugore janë të kalueshme në zonat malore të bashkisë Vau-Dejës, ku ka pasur reshje dëbore që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Pukë.

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit e deri aktualisht është përfshirë nga reshjet e borës.

Deri në këto momente situata paraqitet pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet deri të lartë. Trashësia e borës në qytet është mbi 10 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar rreth 20 cm.

Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janëtë kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacional Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa segmente rruge ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.

Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente rrugore kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur. Kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi ka rreth 20 cm dëborë. Po punohet për mbajtjen hapur të këtij aksi rrugor pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm n...

Buy Now on CodeCanyon