http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Martin Schulz, është tërhequr zyrtarisht nga drejtimi i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Në një deklaratë për mediat në Berlin, mbrëmjen e së martës, Schulz u shpreh se largimi i tij i hap rrugë ripërtëritjes së partisë.

?Njoftova instancat e partisë se nga sot heq dorë nga të gjitha funksionet e mia. Partia Socialdemokrate ka nevojë për një rinovim të stafit dhe programit të saj.?

Shulz njoftoi se pasardhësi i tij i përkohshëm do të jetë kryetari i Hamburgut, Olaf Scholz, i cili do të mbajë këtë pozicion deri në kongresin e partisë, më 22 prill.

Për drejtimin e qendrës së majtë janë në garë 4 gra, me të cilat Merkel i duhet të rifillojë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës.

Vendimi i Martin Shulz vjen afro një javë pas kundërshtimit të anëtarëve të partisë së tij për koalicionin me konservatorët e Angela Merkel.

Gjermania ndodhet në krizë politike prej 4 muajsh, pasi partia e kancelares gjermane Angela Merkel, nuk arriti të sigurojë shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.