Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisionet parlamentare kanë përfunduar diskutimin mbi projektligjin e strehimit social duke i hapur rrugën procesit të votimit në seancë. Në mbledhjen e Veprimtarisë Prodhuese është propozuar që zjarrëfikësit dhe komuniteti LGBT të përfshihen në kategoritë që do të jenë prioritet.

Edmond Leka: Aty ku flitet për punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë FNSH dhe punonjësit RENEA propozoj që këtu të shtohen edhe zjarrëfikësit. Ku flitet për komunitetin LGBT, do të propozoja që këtu të shtohet të vetëdeklaruar.

Gjermeni: Për zjarrëfikësit nuk kemi pasur ndonjë shprehje nga grupet e interesit apo që të ketë dalë në pah që është një kategori që ka nevojë për përparësi. Ndërsa sa i përket LGBT, është një ndër kategoritë që mund të trajtohet me përparësi për shkak të stigmës dhe frymës mbytëse që ekziston në shoqërinë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/strehimi-social-zjarrefikesit-dhe-komuniteti-lgbt-do-te-kene-perparesi