Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër kërkesë për të shpallur gjenden e emergjencës në Gjirokastër pas rrrëshqitjeve të dherave në disa zona të qytetit. Peticioni bëri bashkë PD e LSI e Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami theksoi se kërkesa e saj për të njejtën cështje kishte marrë përgjigje negative.

Qeveria Shqiptare ka marrë nje kërkesë të dytë për shpalljen e gjendjes së emergjencës në Gjirokastër , ndërsa nuk i ka kthyer përgjigje asaj të kryebashkiakes Zamira Rami e cila kërkoi ndihmë në përballimin e situatës së krijuar nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

Këshilltarët e PD dhe LSI në Këshillin Bashkiak të qytetit të gurtë u bënë bashkë në peticionin për kryeministrin Edi Rama ku theksojnë se rrëshqitjet rrezikojnë jo vetem banesa por edhe kalanë e famshme të qytetit

Roland Bejko: Çdo kodër po rrëshqet.

Thoma Ndreu: Kalaja e Gjirokastrës po çahet.

"Gjirokastra është në shtratin e vdekjes, po vdes"

Shkelqim Guce: Deri tani ne e kemi sqaruar problematikën, kjo problematikë është e akumuluar.

Në këtë situatë, ku Bashkia Gjirokastër duket se do të përballët e vetme me pasojat, kryebashkiakja Zamira Rami paralajmëroi moSrealizim të investimeve publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rreshqitjet-ne-gjirokaster-pd-e-lsi-peticion-rames-shpall-emergjencen