Reshjet shkaktojnë përmbytje në Vlorë e Lushnje
Bora bllokon disa akset drejt Thethit, probleme në Dibër e Korçë

Reshjet e shiut u ndërprenë mesditën e së mërkurës, por situata mbetet problematike në Vlorë. Probleme pati në thuajse të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin, po ashtu edhe në Novoselë.
Kamionë me inerte u shkarkuan në urën e Mifolit për të përforcuar mbrojtjen.
Në fshatin Imsht të Lushnjës, kanalet kulluese nuk përballuan, prurjet, duke përmbytur shumë banesa.
Banorët mbeten në ankth, pasi prurjet e Semanit duken më të mëdha se të muajit të kaluar.
Ndërsa në veri shumë zona janë në vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës.
Kështu aksi Shkodër-Theth dhe rruga për në malin e Shoshit janë të bllokuara.
Në aksin Fushë Arrëz-Iballë kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht, ndërsa probleme janë shfaqur në segmentin Qafë Bualli-Martanesh dhe Ura e Çerenecit-Steblevë. Në Korçë aktualisht akset rrugore nacionale janë të kalueshme me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë ku qarkullimi bëhet me zinxhirë.