Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pritet të mblidhet sot për të vendosur tarifat e reja të terminimit për tre operatorët e telefonisë së lëvizshme që operojnë në Shqipëri.

Në projektvendimin qarkullues të AKEP, përcaktohen tarifat që secili nga operatorët duhet t?u paguajë operatorëve konkurrentë për çdo thirrje telefonike drejt klientëve të tyre.
Nuk dihet ende nëse mbledhja e AKEP do zhvillohet në prani të mediave. Kreu i AKEP ka deklaruar se do konsultohet me bordin nëse do jenë të hapura mbledhjet si dhe, sipas Zelës, mediat duhet të provojnë që nuk janë në konflikt interesi.

Bordi i AKEP do të diskutojë pr/vendimin e Zelës i cili favorizon kompaninë Albtelecom kundër dy operatorëve të telefonisë mobile Telekom Albania dhe Vodafone Albania.