http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është biznesmeni 64 vjeçar Memli Begalla, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e bllokut në Tiranë.
Sipas policisë e gjithë ngjarja dyshohet se ka ardhur për shkak të borxheve të pashlyera që biznesmeni u kishte disa personave. Hetimet zbuluan se 64 vjecari kishte disa kohë që kishte ndërruar edhe emrin nga Afrim në Memli Begalla.
Disa orë pas ngjarjes uniformat blu kanë marrë dëshmitë e familjarëve dhe fqinjëve të viktimës për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet dhe motivet e ekzekutimit.

Edhe dy djemtë e Begallës janë pyetur për ndonjë konflikt të mundshëm të të atit me persona të tjerë. Por përpara uniformave blu ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni.

Ndërkohë, në zonën ku ekzekutimi i biznesmenit ka vetëm dy kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00. Sipas policisë Memli Begalla u qëllua për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar në momentin që ai po hipte në makinë tij.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ?BMW? e zezë, me të cilën më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.