Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në sallën e gjyqit janë dëgjuar regjistrimet audio nga telefoni i viktimës Suela Sula me ish bashkëshortin e saj Satedin Sula i arrestuar për vrasjen e ndodhur në prill të 2016.

Prokuroria paraqiti në gjykatë 5 rregjistrime audio të kryera në shtator ku shfaqen debate mes çiftit.

Satedini akuzon bashkëshorten se e kishte tradhëtuar dhe fëmija i tretë nuk ishte i tiji. Prandaj kërkon të bëhet analiza e ADN-së ndërsa kërkon divorcin.

Një tjetër bisedë është ajo e Sadetinin me Fatjon Karmeshtna, i arrestuar si ekzekutori i Suelës.

Sula i kërkon ndihmë Karmeshtes t'i bëjë magji bashkëshortes së tij që të mos e kundërshtojë. Karmeshta i thote të pandehurit se gruan do ia nënshtroje duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para. Rregjistrimet audio u zbuluan një vit pas krimit makabër që ndodhi në dyqanin mobileri në pronësi të çiftit Sula.

Suela Sula, 38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në banjon e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula. Një vit më pas më 7 prill 2017, i pandehuri Sadetin Sula u akuzua për kryerjen e krimit të vrasjes me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare, për motive xhelozie, në dëm të bashkëshortes së tij viktimës Suela Sula, parashikuar nga neni 79/c i KP.

Më 12.5.2017 çështja në ngarkim të tij u dërgua në gjyq dhe ndodhet në fazën e shqyrtimit gjyqësor të saj. Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. Më 22 janar 2018 u arrestua Fatjon Karmeshtna.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/vrasja-e-sueles-bashkeshorti-dhe-ekzekutori-folen-magji