http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Durrësit ve ne pranga 2 hajdute qe ishin kthyer ne tmerrin e qytetit, pasi në një kohë të shkurtër kishin arritur te vidhnin plot 11 banesa e lokale.

Brenda 24 orëve u finalizuan dy operacione te koduara ?home? dhe ?bar?. Ne pranga ranë Amarildo Veizi, 27 vjeç dhe Edmond Pinariqi 39 vjeç.

Veizi është arrestuar ne flagrance teksa kishte hyre ne nje banese per te kryer vjedhjen e radhës. Por ai u pikas nga banorët e zonës, të cilët kane lajmëruar forcat e rendit.

Pak minuta pas telefonatës, hajduti përfundoi në pranga.

Nga hetimet e policisë dyshohet se ky person ka kryer vjedhjen e 4 shtëpive te tjera.

Ndërsa Edmond Pinariqi është arrestuar ne flagrance gjate vjedhjes qe po bënte ne nje lokal.

Policia dyshon se ai është autori i 5 vjedhjeve te tjera lokalesh te ndodhura te Durrës. Gjate kontrollit në banesat e të ndaluarve, u sekuestruan thika, kaçavida, doreza, pinca e këpuce qe ata përdornin per vjedhje.