Kryeministri Rama dhe ish-Kryeministri Berisha u përplasen sërish në Parlament. Protestën e artistëve për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe debatin për problemet në Univeristetin e Tiranës, Berisha i quajti si betejë të Ramës kundër elitës së kombit.

Ndërsa Rama i quajti këto akuza, pa përmbajtje.

Ish ? kryeministri e akuzon Ramën se kërkon të kapë drejtimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa Rama i përgjigjet duke e cilësuar debatin në këtë universitet si përplasje të brendshme ku qeveria nuk ka ndërmend të ndërhyje.

Akuzat politike u pësuan nga ato personale.

As në këtë përballje nuk munguan batutat.

Sali Berisha: "Ku shkon me atleta të bardha".

Edi Rama: "Ne s'ju thamë gjë kur i hoqët fare këpucët. Sali kujdes me atë se ka kamera aty dhe do të xhirojnë dhe ty, s'e do na marrësh fytyrën fare".