Surprise Me!

Ora News - Lëvizje në radhët Policisë së Shtetit, një femër emërohet zv/drejtore

2018-05-11 8 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të ketë zëvendës një femër. Aida Hajnaj emërohet si nëndrejtore e Policisë së Shtetit.

Lëvizjet e reja janë prezantuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas policisë, drejtori Veliu u shpreh se këto lëvizje janë kryer si nevojë e domosdoshme për një ritëm të ri në përmbushjen e prioriteteve të reja dhe madhore që tashmë ka Policia e Shtetit.

"Veliu ka falënderuar drejtuesit e liruar nga detyrat që mbanin për kontributin e dhënë, si dhe u ka kërkuar të emëruarve te rinj përkushtim, angazhim dhe seriozitet në detyrën që do kryejnë, për të përmbushur objektivat e përcaktuara nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme", thuhet në njoftim.

Emërimet:

? Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zvdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.

? Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

? Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

? Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/levizje-ne-radhet-drejtuese-te-policise-se-shtetit

Buy Now on CodeCanyon