http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane finalizuan operacionin e koduar Nadir gjatë të cilit u sekuestruan 4 kilogramë kokainë e pastër 1 kg hashash 36 mijë euro si dhe u prangosën 11 persona.
Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxhia?

Velmishi tha se në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shqiptarëve, 1 italiani dhe 1 rumuni rezidentë në Itali. Ndersa ne Shqiperi u kap nje 38 vjecar nga lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Dy trafikante e tjere jane arrestuar me heret e ndodhen ne masen e arrestit.