Deputeti socialist Taulant Balla u përball në Gjykatën për Krimet e Rënda me Shkëlzen Berishën.

Arsyeja e pranisë së tyre në të njëjtën sallë ishte padia për shpifje e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër kreut të grupit parlamentar të PS.

Në pak minuta, Gjykata vendosi shpalljen e moskompetencës në shqyrtimin e dosjes duke e rikthyer atë në Gjykatën e Lartë. Në padinë e bërë kundër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Shkelzen Berisha pretendon se deputeti socialist ka shpifur.

Deputeti Balla kërkoi që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Tiranës dhe të Krimeve të Rënda, dhe kjo çështje të gjykohet sa më parë.

Në ditët në vijim padia e Berishës do të riregjistrohet në Gjykatën e Lartë.

Tv Klan