Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohen shpërndarësit e kokainës në Bllok. Të arrestuarit janë nga Tirana dhe vetëm njëri në Berat.

"Në rrugën "Nikolla Jorga", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Kokainë? në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e "Bllokut".

Janë arrestuar në flagrancë: Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për ?Trafik armësh dhe lëndë narkotike". Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat dhe E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

Operacioni antidrogë u kodua ?Decline? dhe të rinjtë lëviznin me dy makina.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-arrestohen-shperndaresit-e-kokaines-ne-bllok