http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias i konsideron historike negociatat me Shqipërinë. Në një intervistë për mediat greke, ministri i jashtëm zbardhi edhe dinamikën e bisedimeve.

?Me Shqipërinë kemi mbyllur problemet që kishim në 70 vite. Këto negociata kane zgjatur 2 vite e gjysmë dhe kane patur ulje-ngritjet e tyre. E rëndësishme është që në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë të fitojnë të dyja palët. Shqipëria do të jetë bashkëpunëtori më i rëndësishëm në rajon për Greqinë.?

Në jo pak raste, sipas Kocias, bisedimet mund të dëmtoheshin pa kthim

?Negociatat me Shqipërinë zgjasnin me orë të tëra, por për gjëra të vogla mund të hidhej në erë e gjithë marrëveshja paketë. Përpara një muaji mbyllëm me Shqipërinë të gjithë paketën e çështjeve të hapura dhe mendoj se është diçka e mirë.?

I pyetur për problemet kufitare me Turqinë, ministri i jashtëm grek iu referua edhe Shqipërisë.

?Erdoganin e nevrikos gjithë kjo historia e Zonës ekskluzive ekomomike me Qipron, si dhe ZEE në lidhje me Shqipërinë dhe Italinë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shumë i nevrikosur, sepse Greqia është në negociata të mira me Shqipërinë e Maqedoninë. Përgjigjja më e mirë për Turqinë, është diplomacia greke me fqinjët. Erdoganin e nevrikos që po zgjidhim problemet me Shqipërinë.?

Sa i takon çështjes së emrit me Maqedoninë, Kocias sërish iu referua shqiptareve atje.

?Sinqerisht, më besoni, skenari më i keq për politikën e jashtme greke do të ishte shpërbërja e Maqedonisë. Do të kishim mbi kokë një Shqipëri të madhe me nacionalizëm agresiv dhe një Bullgari të madhe me nacionalizëm agresiv Shpesh them jashtë vendit se është një dhuratë e Perëndisë se ky shtet ekziston, por ishte perëndeshë e gabuar. Emri Republika e Maqedonisë së Vardarit është emri më i mirë për shqiptarët e Maqedonisë.?