Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka refuzuar propozimin e Bashkisë për uljen e pagave të administrates së kësaj njësie vendore. Këshilltarë të majtë e të djathtë votuan kundër me argumentin se pagesat e punonjësve të administratës duhe të jenë në maksimumin e mundshëm, pasi në këtë mënyre administrata është më efikase për të qenë në shërbim të qytetareve.

Përfasuesit e Drejtorisë së Finances në Bashkinë Lezhë thotë se propozimi për uljen e pagave në 5 deri në 7 % lidhet me problemet financiare që po kalon kjo njësi vendore.

Xhemal Haxhia, përgjegjës i sektorit të Financës, Bashkia Lezhë tha:

Bashkia ka situatë financiare të lëkundur. Trashëgon borxhe nga viti 2013, ka probleme nga mos realizimi i të ardhurave.

Por kërkesa e bashkisë u rrëzua në këshillin bashkiak.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-e-pd-behen-bashke-ne-lezhe-te-mos-ulur-pagat