Surprise Me!

Ora News - Kryeprokurori, vijon debati për amendamentet e opozitës

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë kushtetues kanë dhënë opinionin e tyre përpara Këshillit të Legjislacionit mbi procedurën që u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme dhe për amendamentin kushtetues të opozitës për ndryshimin e procedurës për zgjedhjen e kreut të akuzës. Ekspertët e propozuar nga PS në argumentet e tyre mbrojnë procedurën që u zgjodh Arta Marku ndërsa kërkojnë rrëzimin e kërkesës së opozitës.

Por eksperët e propozuar nga PD dhe LSI në një material voluminoz prej 22 faqesh argumentojnë se maxhoranca me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm shkeli kushtetutën dhe cënoi pavarësinë e institucionit.

Opozita kërkon ndërprerjen e mandatit të prokurores së përgjithshme të përkoshme Arta Marku dhe ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit në bazë të së cilës zgjidhet kreu i akuzës.
Demokratët argumentojnë se ka vakuum kushtetues dhe ligjor ndaj në amendament kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend dhe veting për kryeprokurorin e përkohshëm derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryeprokurori-vijon-debati-amendamentet-e-opozits

Buy Now on CodeCanyon