Surprise Me!

Bushati: Ballkani më afër BE - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Sofja ministri i jashtëm Ditmir Bushati theksoi rëndësinë e Strategjisë per Ballkanin Perëndimor. Shefi i diplomacisë shqiptare ishte pjese e takimit informal te Ministrave te Jashtëm te BE-se ku te ftuar ishin dhe vendet kandidate.

?Sigurisht, e mirëpresim publikimin e Strategjisë. Sigurisht do të dëshironim të ishte më shumë e detajuar mbi hapat që duhet të merren nga vendet kandidate, masat dhe instrumentet financiare e politike që mund të ofrohen nga BE. Gjithsesi, dëshiroj të rikonfirmoj që ky është një hap i mirë, në drejtimin e duhur, sidomos pas viteve të vështira që procesi i zgjerimit ka kaluar. Ne dëshirojmë të punojmë me Komisionin dhe vendet anëtare në materializimin e 6 nismave madhore që potencialisht do na afronin më shumë pranë BE-së.?

Por gjate takimit, ajo qe ra ne sy ishte qëndrimi i afërt i Ministrit Bushati me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Te dy ministrat janë fokusuar nga kamerat qe ne shumicën e kohës ishin ne shoqërinë e njeri-tjetrit. Gjate fotos familjare, atyre u është bashkuar dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov, ku siç shihet pavarësisht debateve te shumta ne trekëndëshin Shqipëri-Greqi-Maqedoni, fryma pozitive dhe bashkëpunuese mbizotëron ne mesin e tre ministrave te jashtëm.

Buy Now on CodeCanyon