Surprise Me!

Ora News - Gropat e mistershme që janë hapur në Dropull

2018-05-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këto gropa në fushën e Vanistrës në Gjirokastër (shikoni foton) të shfaqura pas reshjeve të dendura të kësaj jave mund të jenë destinacioni i ri turistik krahas Monumenteve të tjera natyrore dhe kulturore të zonës së Dropullit.

Janë të paktën 10 të tilla me diametër deri në 3 apo 4 metra të mbushura me ujë të cilat kanë tërhequr kureshtje dhe kanë hipoteza nga më të çuditshmet.

Fenomeni është i njohur për ekspertët e Gjeologjisë të cilët e lidhin me ujërat nëntokësore nga burimi i Shpellës së Skotinisë që ndodhet aty afër, ndërsa për Drejtorin e Mjedisit, ato janë resurs i ri që mund të kthehet në magnet për turistët.

Me shume 10 gropa te medha siperfaqesore jane shfaqur se fundmi ne fushen e Vanistres ne zonen e Dropullit.

Banoret e zonës kanë hedhur hipoteza nga më të çuditshmet dhe kureshtja e tyre nga ky fenomen i pazakonte i ka bere thuajse të besojnë se këto gropa mund të jenë mbetje meteorësh.

Por të gjitha hipotezat e ngritura dhe dyshimet e banorëve Agjensia e Mjedisit i ka përjashtuar.

Në inspektimin qe iu be zones ky u cilesua si fenomen gjeologjik me veprimtari të ujërave nëntokësore" .

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Gjirokastër, Stefan Rrapi, thote se ky fenomen i paqëndrueshëm kërkon një studim më të specializuar gjeologjik, por shkaku i tyre janë prurjet e shumta të ujërave nga burimi nëntokësor i shpellës së Skotinisë.

Ky fenomen shihet edhe si një resurs i shtuar turistik për zonën, krahas monumenteve të tjera natyrore dhe kulturore të zonës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dropull-gropat-karstike

Buy Now on CodeCanyon