Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ia është përgjigjur me email gazetës amerikane "Wall Street Journal", pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur atë person "non grata" duke i ndaluar hyrjen përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Llalla fajëson për vendimin, përfaqësuesin amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke theksuar se ai ka hedhur akuza dhe ka fyer atë dhe familjen e tij.

Llalla: Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht.

Llalla thekson në përgjigje se ndaj tij nuk ka pasur kurrë një hetim nga autoritetet shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/llalla-fajeson-lu-n-shpalljen-non-grata-ne-shba-me-ka-fyer